10:56 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / AR

Kurti pas vdekjes së poetit Xhevdet Bajraj: Mbrëmë qielli i errët kishte një yll më shumë

Ditën e djeshme ka ndërruar jetë poeti kosovar, Xhevdet Bajraj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vdekjes së tij.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, shkroi se mbrëmë qielli i errët kishte një yll më shumë dhe se ai do të rrojë gjithmonë porsi një yll që nuk shuhet kurrë, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Poeti më i madh i gjallë i Kosovës nuk rron më. Mbrëmë qielli i errët kishte një yll më shumë. Shkëlqimi midis nesh është xixa sipër nesh.

Teksa shkruaj me mall e dhembje, përkulem t’i lexoj titujt që qëndrojnë vertikalisht në bibliotekën time: Copa ime e qiellit, Vitet qe nuk e sollën pranverën, Lëngu i trëndafilave, Liria e tmerrit, Ca Kokrra Rrushi të Rahovecit, Vrasja e Mushkonjës, Kur qajnë hardhitë, Kafe me Nënën, Me Zemër në Qese Najloni, Burri që lozte me engjëj…

Xhevdet Bajraj do të rrojë gjithmonë, porsi një yll që nuk shuhet kurrë”./Indeksonline/