Kurti: Për 2 javë, 313 serbë i konvertuan patentë shoferët në të Kosovës, kanë kohë 3 muaj
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se për dy javë 313 qytetarë serbë i konvertuan patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale paralele të Serbisë në ata të Kosovës.
Kurti tha se këtë mundësi qytetarët serbë e kanë për një periudhë kohore prej tre muajsh.
“Për tre muaj, personat me patentë shoferë të lëshuar nga strukturat ilegale paralele të Serbisë do të mund t’i konvertojnë në patentë të Kosovës. Në më pak se 2 javë nga kjo mundësi përfituan 313 bashkëqytetarë tanë. I bëj edhe një herë ftesën time të gjithë atyre që kanë të drejtë”, është shprehur ai.