Kurti për ardhjen e Bërnabiqit: Ne kërkuam të parët vizitë në Luginë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media, ka folur edhe për vizitën e kryeministres serbe Ana Bërnabiq, e cila pritet të arrijë nesër në Kosovë.
Sipas Kurtit, vizitë në Luginën e Preshevë, bashkë me komunat Medvegjë e Bujanoc, kishte kërkuar së pari Qeveria e Kosovës.
Ai tha se vizita ishte kërkuar nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Duke folur për këtë vizitë, Kurti tha se shpreson që Bërnabiqi të mos vazhdojë avazin e Vuçiqit, duke thënë se pret që këto vizita t’i paraprijnë lëvizjes së lirë të qytetarëve, raporton Indeksonline.