75 Mall Live Search
09:56 / E Diele, 28 Gusht 2022 / A. M.

Kurti për BBC: Bisedimet në Bruksel s’kanë qenë të lehta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka qenë i ftuar në BBC World Service, sic njoftoj IndeksOnline më herët.

Kjo intervistë u realizua pas marrëveshja së djeshme që u arrit në mes të Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.

Kurti ka folur rreth bisedimeve në mes dy vendeve të zhvilluara në Bruksel.

Kemi pasur bisedime ne Bruksel, bisedime këto që nuk kanë qenë të lehta, por rezultatet janë të kënaqshme sepse tani kemi reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin e lëvizjes së lirë, për qytetarët e të dyja vendeve”, ka deklaruar ai.

Këto bisedime kryeministri Kurti, i ka cilësuar si bisedime jo të lehta./IndeksOnline/