75 Mall Live Search
13:56 / E Martë, 17 Shtator 2024 / S Z

Kurti për djegien e shtëpisë në veri: Kryesit e veprës do të ndiqen nga organet e drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për djegien e shtëpisë në lagjen “Berxhani” në Mitrovicën Veriore.

I pari i qeverisë tha se kryesit e kësaj vepre do të ndiqen nga organet e drejtësisë.

“Ka deklaruar tashmë Policia e Kosovës, ne do të bëjmë sanimin e këtij dëmi, ndërkaq ata të cilët e bëjnë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshimtë që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, deklaroi Kurti.

Ndryshe, në një shtëpi në veri të Mitrovicës dyshohet se është hedhur koktej molotovi, ku si pasojë është përfshirë nga zjarri dera e hyrjes së shtëpisë.

Policia ka konfirmuar rastin duke shtuar se patrulla policore kishte vërejtur të dalë tym nga një shtëpi.

E për këtë rast, ka reaguar edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ku ka thënëë se ky akt është nxitje e mosdurimit etnik që nxitet nga Vuçiqi.