75 Mall Live Search
23:33 / E Martë, 02 Maj 2023 / MSH

Kurti për ekipin që paraqiti draft-statutin e Asociacionit: Nuk do të jetë më pjesë e punës së negociatave

Pas takimit trepalësh në Bruksel, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se ekipi menaxhues që paraqiti sonte draftin e statutit të Asociacionit, s’do të jetë më pjesë e punës së negociatave.

I pyetur se a është shkarkuar ky ekip, Kurti tha se “nuk ka kuptim më ekipi menaxhues pasi që ta prezantojë draft-statutin”.

Tutje, kryeministri tha se dëshiron që dialogu të jetë intensiv dhe se sa i përket Aneksit të Marrëveshjes, nuk ka asnjë nen (drejtuar Asociacionit) më të rëndësishëm se sa tjetri, siç po potencon presidenti serb.

“Dua që dialogu të jetë intensiv e të merremi me të gjitha këto, edhe nëse e lexoni Aneksin e shihni se nuk ka parakushte, as një nën më të vlefshëm se tjetri, ka renditje të neneve dhe preambulë me pesë fjali. Por, synimi e dëshira e Vuçiqit që Asociacioni të jetë parakusht, por nga ajo që jemi dakorduar, tregon se duhet të merremi me të gjitha çështjet, normalizim të plotë e jo me nene me të rëndësishme se të tjera. Aq më pak me nene që bëhen më të rëndësishme se të tjerat”, ka thënë ai për Kanal10.