Kurti për Fondin Sovran: Uroj që të mos jetë i saktë informacioni i brendshëm i opozitës në Kushtetuese!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka nisur mbledhjen e ekzekutivit me njërin prej premtimeve kryesore që kishte në fushatë, Fondin Sovran.
Ndonëse kishte marrë dritën jeshile para 1 viti e gjysmë në mbledhje të qeverisë dhe Kuvendin e Kosovës, i njëjti është dërguar për interpretim ligjor në Gjykatën Kushtetuese.
Kësisoj, është bërë 1 vit kur Ligji është në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese, transmeton Indeksonline
“Çdo ditë që po kalon është kohë e humbur. Po pengohet shteti ynë. Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike, shtimin e investimeve dhe pasurimin e strukturës së investimeve. Urojmë që paralajmërimet opozitare që Gjykatë Kushtetuese ta hedhë poshtë Ligjin për Fondin Sovran, sipas informacioneve të tyre të brendshme, mos të dalin të sakta”, është shprehur Kurti.