75 Mall Live Search
16:39 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / S Z

Kurti për formimin e qeverisë: Kemi filluar takimet zyrtare me krerët e partive politike

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar takimet zyrtare me krerët e partive politike, për formimin e qeverisë së re.

Kurti tha se sot ka takuar kryetarën e Partisë së Re demokratike nga komuniteti boshnjak Emilia Rexhepi dhe kryetarin e Partisë për Liri Drejtësi dhe Mbijetesë Nenad Rashiq. Ndërsa pohoi se do t’i vazhdojë takimet dhe me të tjerët.

“Kemi filluar me takime zyrtare me krerët e partive politike. Paradite kanë qenë Emilia Rexhepi dhe Nenad Rashiq, do të vazhdojmë dhe me të tjerët”, tha Kurti. /Indeksonline/