15:23 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kurti për INTERPOL: Thaçi e Pacolli shkojnë jashtë vendit vetëm si personalitete të show-biz-it

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas dështimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka fajësuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin, Behgjet Pacollit për mos pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Sipas tij, ata nuk kanë shkuar si zyrtarë të përgjegjshëm të shtetit tonë por si personalitete të show-biz-it ndërkombëtarë, ashtu sic e imagjinojnë veten.

“Pas dështimit për anëtarësim në UNESCO, Kosova dështoi për t’u anëtarësuar edhe në INTERPOL. Me këta njerëz të njëjtë që na përfaqësojnë dhe prijnë me shtetin nuk mund të kemi rezultate të tjera. Në këtë dështim kishte gjithçka përveç rastësisë. As nuk dinë dhe as nuk duan të përgatiten. Nuk shkojnë jashtë vendit si zyrtarë të përgjegjshëm të shtetit tonë por si personalitete të shoë-biz-it ndërkombëtar siç e imagjinojnë veten. Thaçi e Pacolli nuk ishin në Konferencën për INTERPOL në Dubai. Thjesht, ata ishin vetëm në Dubai. Serbia dhe Rusia e bënë punën e tyre shoviniste ashtu qysh i kemi njohur gjithmonë, por këta dy punën e kujt e bënë?”, ka shkruar Kurti./Indeksonline/