75 Mall Live Search
18:49 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / F.R

Kurti për koalicionet: Nuk shoh më as mundësi teorike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk sheh as mundësi teorike për bashkëpunim me partitë e tjera për shkak të atmosferës së intoksikuar.

Kurti u shpreh se ndaj tij është ndërtuar urrejtje hibride nga disa elementë të opozitës, ndërsa shtoi se tash e kanë mundësinë ta votojnë dikë që nuk është ai. 

“Nuk shoh as mundësi teorike për shkak të mosbashkëpunimit të tyre. Në këtë atmosferë të intoksikuar, nuk mund të shoh bashkëpunim. E kam provuar, me letra. Është ndërtuar urrejtje hibride ndaj meje nga disa elementë të opozitës. Tash nuk jam unë. Le ta dëshmojnë se interesi i shtetit është mbi interesin partiak”, tha Kurti.