Kurti për koronavirusin: Gjendja është stabile

Në Qeverinë e Kosovës është mbajtur takimi i parë i Komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Kurti deklaroi se gjendja është stabile dhe ende nuk ka asnjë rast pozitiv në Kosovë me koronavirusin.
“Gjendja është stabile për momentin. Por duke marrë parasysh gjendjen globale duhet të marrim masa parandaluese të virusit. Ne kemi miratuar rekomandimet duke e ngritur shkallën e gadishmërisë”, tha ai.