75 Mall Live Search
11:42 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / B O

Kurti për Kusari-Lilën: Është personi i duhur për Gjakovën, e përgatitur dhe e pakorruptueshme

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi në Gjakovë ku së bashku me kandidaten për Kryetare të Komunës së Gjakovës nga rradhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Mimoza Kusari-LILA u takuan me qytetarë të kësaj komune në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.

Kurti dhe Kusari-Lila fillimisht vizituan fshatin Cermjan ku e vizituan fermen e fermerit Isuf Smajli e ku të pranishëm ishin edhe disa fermerë tjerë të zonës të cilët ngriten shqetësimet e tyre para Kryeministrit Kurti dhe Kandidates për Kryetare, siq janë qështja e subvencioneve për bujq dhe të tjera.

Më pas Kurti dhe Kusari-Lila zhvilluan një takim me disa pronarë biznesesh nga Gjakova me të cilët diskutuan për qështje të ndryshme të aspektit ekonomik.Vlen të theksohet premtimi i Kryeministrit Kurti për vënien në funksion të Aeroportit të Gjakovës për qëllim te përdorimit për fluturime cargo(premtim ky nga zgjedhejt e pergjithshme te Shkurtit), ndërsa u theksua edhe plani i qeverisë dhe kandidates Kusari-Lila për ndërtimin dhe lidhjen e aksit Gjakovë-Shkodër.

Në mbrëmje Kryeministri Kurti dhe kandidatja Kusari-Lila në takime të ndara takuan gra dhe vajza nga komuna e Gjakovës, më pas takim me të rinjtë si dhe u takuan me komunitetin artistik në komunën e Gjakovës.Aty u diskutuan problematikat me të cilat përballen këto kategori të shoqërisë dhe planet e qeverisë dhe Komunës për zgjidhjen e tyre.

Në të gjitha këto takime Kryeministri Kurti e theksoj faktin se kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila është personi më i duhur për të udhëhequr me Gjakovën, si dhe theksoi faktin qe beson në të ,në aftësitë e saja menagjeriale(punë të cilën Kusari-Lila e ka treguar edhe në menagjimin e grupit parlamentar të LVV), si dhe faktin që Kusari-Lila është e përgatitur, e pa korruptueshme dhe e gatshme për ta udhëhequr Komunën e Gjakoves.