75 Mall Live Search
22:33 / E Martë, 08 Qershor 2021 / OSH

Kurti: Burgimi i përjetshëm i Mlladiqit, kujtesë për Serbinë se mohimi i krimeve duhet të marrë fund

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm për ish-gjeneralin e ushtrisë jugosllave, Ratko Mlladiq.

Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës konfirmoi sot dënimin e përjetshëm për Ratko Mlladiç. Në vendimin e shkallës së parë, Mlladiç u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e padisë, ndër të tjera, për gjenocidin në Srebrenicë.

Mlladiq ka qenë në kërkim për shumë vite pas luftës, ndërkohë që u arrestua përfundimisht rreth vitit 2010. Kurti, qe reagoi pas plot 8 orëve prej kur u morr vendimi, thotë se ai u fsheh nga shteti i Serbisë, nga i cili u portretizua edhe si hero.

“Krimineli famëkeq i luftës, Ratko Mlladiç, i njohur si ‘kasapi i Bosnjës dhe Hercegovinës’, dënohet me burgim të përjetshëm për gjenocid”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kurti ka thënë se mohimi i krimeve serbe në Kosovë dhe Bosnje duhet të marrë fund.