75 Mall Live Search
17:55 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / S Z

Kurti për ndeshjen Kroaci- Shqipëri: Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm, atmosferë që nuk përsëritet !

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilën ai shkoi që ta shikojë në Hamburg.

Kurti ka shkruar në Facebook se pjesa e parë ishte e Shqipërisë, ndërsa e dyta e Kroacisë.

“Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli. Ëndrra vazhdon”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë i Kurtit:

Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm!

Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila. Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.

Ëndrra vazhdon!