75 Mall Live Search
11:51 / E Martë, 13 Qershor 2023 / mp

Kurti për ndërkombëtarët: Unë i dëgjoi këshillat, por vendimet i marrim vet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se beson në vlerat demokratike dhe në demokracinë e SHBA-ve dhe BE-së, por vendimet duhet ti merr Qeveria e Kosovës duke u bazuar në kushtetutën dhe ligjet.  

“Unë jam i qartë, besoj në vlerat  demokratike të perëndimit, demokracinë, ShBA-të dhe BE-së. Unë i dëgjoj këshillat edhe vendore edhe ndërkombëtare. Por vendimet duhet ti merr Qeveria e Kosovës, bazuar në kushtetutën , ligjet dhe në vlerësimet që i japin organet tona të sigurisë. Pra ne i dëgjojmë këshillat por vendimet duhet ti marrim vet se e kemi përgjegjësi ligjore”, tha Kurti në konferencë për media. /IndeksOnline/