Kurti për protestën e sotme, s’kam kohë të kryej detyrën e aktivistit e as kryetarit të VV-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Takimi i tyre kishte të bënte me pandeminë COVID-19, ndërsa të dy shprehen gatishmëri për bashkëpunim.
Pas këtij takimi Kurti u pyet edhe për protestën e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa i njëjti tha se ai si kryeministër s’merr pjesë në organizime të tilla, transmeton Indeksonline.
“Populli ka vendos më 6 tetor. Së pari LVV ka organizatën e aktivistëve se ata veprojnë e punojnë. Tash unë si kryeministër s’marr pjesë në përgatitje e as organizim të këtyre aktiviteteve. Ka edhe të tjera organizime të tilla, qofshin ato protestuese të kësaj natyre politike. Ne i vëzhgojmë dhe jemi që të respektohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve.
S’kam kohë të kryej detyrën e aktivistit e kryetarit të saj”, tha ai.
I njëjti tha se ende s’kanë ndonjë kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
“Konsiderojmë që ato s’janë bërë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”./Indeksonline