75 Mall Live Search
11:02 / E Enjte, 29 Qershor 2023 / k.v

Kurti për sanksionet: Me raste kemi qenë kritik ndaj BE-së, por asnjëherë cinik e të hidhëruar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për listën e masave kundër Kosovës që janë prezantuar nga Komisioni Evropian .Kurti para ministrave ka thënë se “me raste kemi qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian”, por sipas tij, asnjëherë nuk janë treguar “as cinik e as të hidhëruar”.

Ai tutje ka thënë se kur në dhjetor ishte paraqitur aplikimi për anëtarësimin në BE ishte bërë me mendimin se Kosova meriton të jetë pjesë e saj.

“Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. Bashkimi Evropian tek Kosova e gjen partnerin dhe aleatin më të sinqertë dhe të qëndrueshëm të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate”.

“Kosova të tillë e ka Qeverinë, të tillë e ka popullin, së pari popullin e pastaj Qeverinë. Me raste kemi qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian por asnjëherë as cinik e as të hidhëruar nuk jemi as sot”.

“Kur në dhjetor e kemi dorëzuar aplikimin tonë për anëtarësim atë e bëmë duke besuar se meritojmë që në një të ardhme të parashikueshme të jemi pjesë e këtij unioni. Të njëjtin besim e kemi edhe sot”.