19:07 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / OSH

Kurti për senatorin Dole: Ai është heroi ynë, po lutemi për të

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar për ish-senatorin Bob Dole. Kjo pasi përfaqësuesi nga Kansas, i pensionuar tashmë, ditë më parë ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Kurti nëpërmjet një cicërime në Twitter thotë se Dole nuk është vetëm miku ynë por një hero që u ngrit për Kosovën në kohë të vështira.

Mes tjerash Kurti bën të ditur se po luten për shëndetin e Dole.

“@SenatorDole e ka kaluar jetën e tij në shërbim duke punuar për drejtësi dhe barazi. Ai nuk është vetëm miku ynë, por një hero që u ngrit për Kosovën në kohë të vështira. Ne e dimë që ai nuk po ndihet mirë tani, por ai është një luftëtar dhe ne duam ta bëjmë të njohur se ne jemi duke menduar dhe lutur për të” është shprehur Kurti.