75 Mall Live Search
16:35 / E Hënë, 05 Prill 2021 / AR

Kurti për sigurimin e vaksinave: Delikate, Kosova nuk njihet nga dy fuqi të mëdha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth furnizimit me vaksina kundër Covid-19, ku fajin tha se e kanë shtetet e mëdha, shkruan Indeksonline.

Kështu tha Kurti në konferencën e përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kurti nuk përmendi emrat Kinë e Rusi, por vetëm u referua si “dy fuqi të mëdha”.

Në parim, duhet ta kemi parasysh që Kosova nuk njihet nga disa shtete, sidomos nga dy fuqi të mëdha. Orientimi ynë është evropian dhe euroatlantik, prandaj e kemi skeptizmin dhe qëndrimin tonë karshi ndihmave të shteteve që nuk na njohin. Në këtë situatë, gjendja është më delikate”, ka thënë Kurti./Indeksonline/