Kurti për vizitën në Greqi: Nuk mund të ju flas me tupan

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka dhënë detaje të vizitës së tij të gjatë në Greqi.
Ai ka thënë se atje ka takuar më shumë biznesmen sesa politikan me qëllim të sjelljes së investimeve në Kosovë.
Por që sipas tij nuk mund të i publikoj të gjitha takimet me më shumë se 30 biznesmen që i ka pasur pasi mund të ndalen ato investime nga vendet armike të Kosovës.
Tutje ai në zhargon tha se nuk mund të flas me “tupan” për këto.
“Kam qëndruar në Greqi…. Përveç takimeve që kam pas me gazetar e politikan kam takuar 30 biznesmen të ndryshëm nuk kanë qenë të gjithë grek përpjekjet më të mëdha janë në fushën e investimeve që sa më shumë ta paraqes Kosovën si vend strategjik të investimeve.
Këto takime nuk I bëjë me tupan sepse në momentin që këto takime do të publikoheshin me filan kompaninë e s’do mend që prej armiqve jo pak të Kosovës të kontaktojnë më ta dhe ta vejnë në hezitim si investitorë të jashtëm”, ka thënë kryeministri Kurti.