12:27 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / shkelqim osmanaj

Kurti për vizitën në Greqi: Theksova se anëtarësimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë

Kryeministri Albin Kurti ka folur për vizitën e tij që e pati në Athinë të Greqisë me liderë të Ballkanit Perëndimor me ftesë të homologut grek, Kyriakos Mitsotakis,

Ai, në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka thënë se në darkën joformale me liderë ballkanik dhe takimet e tjera ka theksuar se anëtarësimi i Kosovë në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë.

“Të gjitha shtetet që aspirojnë në BE duhet ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut, dhe fqinjësinë e mirë. Për fqinjësi të mirë, demokratike dhe evropiane është e domosdoshme njohja reciproke dejure dhe defacto, si dhe të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike sipas konventave evropiane”, ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se gjatë vizitës në Greqi ka theksuar se Kosova ka bërë progres në ekonomi dhe demokraci. Si dhe, ka theksuar se për situatën në veri është bërë përshkallëzim i situatës.