15:40 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti për vrasjen e Qerim Kelmendit: Prokuroria të hetojë këtë vrasje mizore që është më shumë se krim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar lidhur me vrasjen e Qerim Kelmendi në Zahaq të Pejës.

Kurti tha se 21 vje4t pas luftës, në kohë të paqes askush nuk duhet të jetojë me ndjenjë n e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti, transmeton Indeksonline.

Kryeministri tha se organet kompetent4e duhet të hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore.

Postimi i plotë:

Herët nga ministria e pastaj nga mediat mësuam se është vrarë dhe djegur në makinën e tij, Qerim Kelmendi, ish ushtar i UÇK-së.

21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti.

Policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim.