Kurti përkrah Kusari-Lilës premton funksionalizimin e aeroportit dhe aksin Gjakovë-Shkodër

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i VV-së, Albin Kurti sot ka vizituar Komunën e Gjakovës.
Bashkë me kandidaten për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila u takuan me pronarë të biznesve.
Kurti nga atje tha se Gjakova i ka dhënë shumë Kosovës për zhvillim ekonomik andaj e kanë me borxh që tia kthejnë.
Kurti po ashtu tha se janë të vendosur që ta bëjnë Aeroportin e Gjakovës siç e kanë thënë në zotimin e tyre në programin elektoral për një aeroport i cili përdoret për karbo e gjithashtu edhe për fluturime të lira.
Tutje, Kurti premtoi edhe funksionalizimin e aksit Gjakovë-Shkodër.
Ndërsa Kusari-Lila u shpreh se komuniteti i biznesit e ka një vend të veçantë në agjendën zhvillimore të Qeverisë Kurti./Indeksonline/