Kurti përkujton Xhemajl Mustafen në prag të zgjedhjeve: Burrë i mirë, i dashur dhe i qetë
Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar ish- gazetarin, politikanin dhe njërin nga njerëzit më të afërt të ish- presidentit Rugova, Xhemajl Mustafa.
Kurti ka përkujtuar të ndjerin Mustafa me rastin e përvjetorin e ditëlindjes së tij të 66-të, duke cekur se ishte takuar me të disa herë në fundvitet ’90-të.
“Gjithmonë i dashur dhe i qetë, përherë i kredhur në mendime dhe i prajshëm në komunikim. Burrë i mirë, siç themi ne shqiptarët”, vlerëson Kurti njërin nga kokat më të ndritura që kishte LDK-ja… dhe jo vetëm.
Më poshtë statusi i tij: