75 Mall Live Search
10:43 / E Shtunë, 25 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Kurti përmend të arriturat e Qeverisjes së tij në mbledhjen e Këshillit të LVV-së!

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Kjo është mbledhja e parë me kryesinë e re e cila u zgjodh më 23 tetor të vitit që shkoi, shkruan Indeksonline.

Prezent në këtë mbledhje është edhe kryeministri Albin Kurti, ku theksoj disa arritje të Qeverisë në gjysmën e mandatit të qeverisjes së tij.

“Po arrijmë gjysmën e mandatit qeverisës. Gjatë këtyre 2 viteve nuk kemi asnjë skandal. Për herë të parë kemi qenë të dytët për sundimin e ligjit.  Kemi krijuar Fondin për Luginën.. Kemi dhënë 78 grande për ta.  Për herë të parë kemi siguruar libra në gjuhën shqipe”, tha ai transmeton IndeksOnline.

Më tutje ai tha se nga 1 janari presim heqjen e vizave.

“Themeluam grupin punës për NATO. Aplikuam për anëtarësim ne BE. Ratifikuam marrëveshjet e procesit të Berlinit. Nga 1 janari presim heqjen e vizave”

Ndër të arriturat ai përmendi edhe shtesat dhe asistencën sociale.

‘’Gjatë qeverisjes sonë kemi ndarë shtesat për fëmijë dhe nënat lehona. Kemi dyfishuar asistencën sociale’’, tha Kurti. /IndeksOnline/