Kurti përmes një video, prezent në tubimin e Shkupit ,tri ditë para zgjedhjeve

Të mërkurën në Maqedoninë Veriore do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.
Pak para kësaj sonte në Shkup është zhvilluar edhe një tubim nga Koalicioni i Aleancës për shqiptarët ‘Alternativa’ të Ziadin Selës dhe Afrim Gashit.
Në këtë tubim nuk ka munguar virtualisht as ish-kryeministri i vendit, lideri i VV-së, Albin Kurti, transmeton Indeksonline.
Një video e shfaqur në tubim tregon Kurtin teksa flet për zgjedhjet dhe për atë se kë përkrah ai në këto zgjedhje.
Kurti madje përmes një postimi të bërë në Facebook deklaroi se është përcaktuar që të mbështesë koalicionin e Selës dhe Afrim Gashit.
Më poshtë keni videon e këtij momenti./Indeksonline/