Kurti pjesë e takimit për draftmetodologjinë e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në takimin për draftmetodologjinë e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, në Kosovë, për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të luftës.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e agjendës së kryeministrit, së bashku me Kurtin, pjesëmarrës do të jetë dhe Atdhe Hetemi, drejtor ekzekutiv i këtij instituti, në Kosovë.
Pos kësaj, shefi i qeverisë do të jetë pjesë e tryezës në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.