Kurti plot dashuri për fëmijët, mban në krahë vajzën e Astritit, Asrën dhe ia lidhë lidhëset një djali tjetër

Kryeministri Albin Kurti ia ka lidhur këpucët një fëmije gjatë homazheve në pesë vjetorin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.
Kurti nuk ka hezituar që të ndihmojë një djalë, pjesë e familjes Dehari që të lidhi këpucët.
Homazhe në këtë përvjetor te varri i Deharit kanë bërë numër i madh i qytetarëve, familjarë e krerë institucionesh.