Kurti po drekon në Pejë

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti po qëndron në Pejë.
Pak para orës 15:00 kryeministri Kurti ka drekuar në këtë qytet, në ‘Doku’, një nga caffe-baret e njohura të Pejës, përcjellë ‘RADIO 1’.
Kurti, i shoqëruar nga nikoqiri partiak i tij, Kreu i VV-së për Pejën, zv/Ministri i Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Taulant Kelmendi, ka drekuar, i shoqëruar nga një varg ministrash të kabinetit qeveritar dhe nga Deputeti Gramos Agusholli.

Më pas, delegracioni kryeministror, të prirë nga kryeministri Kurti dhe Ministri i Kultur, Rinisë dhe Sporteve Hajrulla Çeku, kanë vizituar Qendrën Botërore të xhudos, prej nga do përcjellet ekipi olimpik kosovar ‘Parisi 2024’.

