09:25 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kurti: Politikanët janë sot në gjyqin e qytetarëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kryer obligimin e tij qytetar, duke votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik, në Prishtinë.

Pas votimit, Kurti ka ftuar gjithë qytetarët e komunave ku sot mbahen zgjedhjet të dalin dhe të zgjedhin udhëheqësit e tyre, transmeton Indeksonline.

“Sot nuk vendosin politikanë për qytetarët, por qytetarët për politikanët. Janë në gjyqin e qytetarëve të Kosovës. Për 5 minuta vajtje-ardhje, gjatë këtyre 12 orëve, qytetarët përcaktojnë jetën e tyre për së paku katë vitet e ardhshme. Urime zgjedhjet për të gjithë, kjo ditë është e rëndëishme për të gjithë ne”, ka thënë Kurti./Indeksonline/