75 Mall Live Search
15:37 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / OSH

Kurti pranon një shishe verë dhuratë për ditëlindje

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe këshilltarin e tij, Artur Bushati.

Ambasadori Minxhozi e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e re për t’i forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve tona.

Displaying ZKP ZKM 24 3 2021 (1).JPG

Ai i dorëzoi kryeministrit Kurti letrën e urimit të kryeministrit Rama si edhe një shishe verë dhuratë për ditëlindjen.

Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe konfirmoi se do të punojnë së bashku që t’i heqin pengesat që ekzistojnë midis Kosovës dhe Shqipërisë për të përmirësuar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Displaying ZKP ZKM 24 3 2021 (3).JPG

Avancimi i raportit Kosovë – Shqipëri me përfitime bilaterale mund të bëhet model bashkëpunimi për rajonin.

Displaying ZKP ZKM 24 3 2021 (2).JPG