75 Mall Live Search
08:59 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / MSH

Kurti pranon sot raportin e progresit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta pranojë sot zyrtarisht raportin e progresit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri, gjatë një konference të mbajtur dje, duke thënë se është shumë voluminoz dhe sipas tij, qysh në ditën e parë, për thekset kryesore do të mund të diskutohet e shqyrtohet.

“Për çështjen e integrimit evropian, raporteve me Bashkimin Evropian, nesër do ta pranojë edhe zyrtarisht raportin e progresit për vendin tonë dhe do të mundemi që t’ju drejtohemi lidhur me të gjitha gjërat të cilat thuhen e shkruhen e aludohen aty, sepse është shumë voluminoz, por besoj që qysh në ditën e parë, për thekset kryesore do të mund të diskutojmë e t’i shqyrtojmë ato”, dekaroi Kurti.