75 Mall Live Search
17:39 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / S Z

Kurti pranon urime për 17-vjetorin e pavarësisë nga kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Zëvendëspresidenti dhe Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Është kënaqësi për mua t’ju dërgoj Shkëlqesisë suaj dhe popullit të respektuar të Republikës së Kosovës urimet tona të sinqerta me rastin e Ditës suaj të Pavarësisë”, thuhet në urim.

Më tej, ai i ka uruar kryeministrit dhe popullit tonë lumturi dhe prosperitet.