17:03 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kurti: Prej korrikut, Raporti i Qeverisë për bisedimet me Serbinë po mbahet i bllokuar

Në korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës kishte përgatitur një raport rreth marrëveshjeve të arritura deri më tani në bisedimet Kosovë-Serbi.

Ky raport ishte i pari i këtij lloji, që prej fillimit të bisedimeve.

Madje përpos marrëveshjeve të arritura, në këtë raport ishte renditur edhe historiku i tyre, implementimi i arritur deri më tani, problemet e shfaqura dhe sfidat që paraqet secila marrëveshje veç e veç.

Ndër sot , lideri i Lëvizjes Vetëvendosje,Albin Kurti ka rikujtuar këtë raport qeveritar, duke thënë se  ky raport nuk lejohet të futet në agjendëparlamentar e të cilët në seancë plenare për diskutim, shqyrtim e vlerësim,transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot, me 9 dhjetor, u bënë pesë muaj që deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë marrë raportin qeveritar për marrëveshjet e dialogut gjashtëvjeçar (2011-2017) Kosovë-Serbi. Por, ky raport nuk lejohet të futet në agjendë parlamentare e të sjellet në seancë plenare për diskutim, shqyrtim e vlerësim. Që prej 9 korrikut 2018, raporti 41 faqësh mbahet i bllokuar! Duket që regjimi në fuqi nuk do që Kuvendi ta trajtojë shkallën e përmbushjes së marrëveshjeve dhe ndikimin e tyre në realitetin politik, shoqëror e institucional të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nuk duan të dihet se ku jemi dhe nga erdhëm, nuk duan të nxjerrim mësime nga e kaluara, sepse duan të përsëriten gabimet e njëjta, me nxitimin e vjetër drejt dialogut të ri.