Kurti premton reformim të Shëndetësisë: Askush s’mund të falimentojë vetëm pse sëmuret

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka premtuar reformim të Shëndetësisë, teksa u shpreh që askush s’mund të falimentojë vetëm pse sëmuret, shkruan Indeksonline.
“Nga sot do të fillojmë rrugëtimin e ri drejt progesin drejt pabarazive do të jetë një rrugë e gjatë por do arrijmë në cakun e dëshiruar.
Procesi i vetingut do vayhdojë ku ka mbetur në herën e kaluar. Do të jetë një process i mirëpërgatitur dhe johakmarrës. Një gjyqësor i paanshëm është jetik për shtetin tonë.
Arsimi do të reformohet, shkollat tona duhet të kthehen në vendin që bëjnë shkënctarë. Të rinjtë tanë kanë dëshmuar se kur i kanë kushtet i kalojnë bashkëmoshatarët e tyre. Do të bëjmë ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës.
Universitetet do ti fuqizojmë më shumë mbështetje.
Infrastrukture moderne, kushte për mjeket. Qasje të barabartë për të gjithë qytetarët. Do të investojmë në zhvillimin e mjekësisë.
Në vendin tonë askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmurët. Pabarzinë ekonomike do ta luftojmë me skema sociale. Cdo fëmijë në Kosovë është i barabartë dhe secili duhet të zvhillojë talentin e tij. Shpejt do të fillojmë për ndarjen e shtesave për fëmijë dhe nënave lehona.
Do të kujdesemi për punëtorët. Mbështetje për të gjithë bizneset. Për të gjithë ndërmarrësit”.