75 Mall Live Search
22:09 / E Shtunë, 16 Maj 2020 / indeksADMonline

Kurti: Presidenti s’është figurë aktive politike, por pasive, është njëfarë noteri shtetërorë

Ditë më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se do të jetë në qeverisje deri në zgjedhjet e ardhshme.

E lidhur me këtë është pyetur nëse ka informacione për vendimin që do të marrë Gjykata Kushtetuese për këtë çështje.

Kurti tha se informata ka marrë në kuptimin që i ka dhënë vetë Gjykata Kushtetuese me anë të aktgjykimeve të mëhershme dhe sidomos me këto dy situata që sipas tij nuk janë të ndryshme.

Ajo e vitit 2010 dhe vitit 2017.

“Kur nga mocionet e suksesshme të mosbesimit nuk ka rrugë tjetër, përveç se të shkohet në zgjedhje të reja. Për mendimin tim kjo është e qartë nga Kushtetuesja e cila nuk lejon mocion konstruktiv, sepse ne nuk e kemi situatën e ngjashme me Gjermaninë dhe Italinë të cilat për shkak të përvojës së hidhur me nazizëm dhe fashizëm kanë sjellë mocionin konstruktiv të mosbesimit, në mënyrë që pas çdo mocioni të mos shkohet menjëherë në zgjedhje. Duhet të kthehemi tek burimi i sovranitetit. Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shkruajë Kushtetutën, aq më pak presidenti që duhet ta respektojë atë.

Sipas tij nëse ka zbrazëtira në Kushtetutë, ato do të mund të plotësohen me amendamente në Kuvend.

“Por assesi nga presidenti që s’është figurë aktive politike, por pasive. Është një lloj instance ceremoniale, njëfarë noteri shtetërorë që s’është pushteti i katërt. Kjo tepri është varfëri. Ka quar më shumë se 200 faqe, e tepria është varfëri. Kushtetuesja nuk mund ta mbështesë presidentin në orvatjen e tij që të jetë më shumë se presidenti, pa e anuluar vetveten në kuptimin e mandatit që ka edhe të praktikave të deritanishme. Prandaj nuk mendoj se presidenti del mirë, në njërën anë Gjykata Speciale e në tjetrën Kushtetuesja që besoj se do që ta kontrollojë vetë. Mos-rehatia që ka presidenti në ulësen ku ndodhet e ka një zgjidhje të thjeshtë, e këto janë zgjedhjet. Ai qartazi është nostalgjik për periudhën kur ishte kryeministër. Pra nuk është as shkarkimi i Agim Veliut, e as trysnia nga ShBA-të”, tha Kurti./Indeksonline/