75 Mall Live Search
20:49 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Kurti: Presidenti po mundohet të kap trenin e fundit, por s’ka më trena për të

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media për të folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai ka theksuar faktin se presidentit Hashim Thaçi i kanë mbetur edhe disa muaj mandat, andaj po mundohet të ‘kap’ trenin e fundit, shkruan Indeksonline.

“Më datën 6 tetor ka ndodhur ndryshimi i madh, ka dalë zogu nga lëvozhga dhe nuk kthehet më. Presidentit i kanë mbetur edhe disa muaj mandat dhe po dëshiron të kap trenin e fundit, po s’ka më trena për të. Këto përpjekje këto orvatje kushtetuese vetrëm se e rrezikojnë rendin, por nuk mund ta shtypin vullnetin e popullit dhe të na kthejnë para 6 tetorit”, ka thënë  Kurti./Indeksonline/