75 Mall Live Search
11:44 / E Hënë, 10 Qershor 2024 / k.v

Kurti pret në një takim ish-kryeministrin britanik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, i cili është duke qëndruar në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit.

Takimi i Kurtit me Blairin është duke u zhvilluar pa pranin e mediave në objektin e qeverisë.

Kryeministri Kurti, po ashtu sot në orën 16:00 merr pjesë në shënimin e 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.