75 Mall Live Search
19:08 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / S Z

Kurti pret në takim Asociacionin e Gazetarëve të Huaj- APES, i njofton për rezultatet e qeverisjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim gazetarë dhe përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Litenshtajn (APES).

Ai i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe i falënderoi për vizitën që po i bëjnë vendit tonë me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. po ashtu i ka njoftuar për rezultatet e qeverisjes, politikat sociale, reformat e ndërmarra dhe progresin ekonomik e demokratik në dy vitet e fundit.  

Gjatë takimit, kryeministri Kurti po ashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi zhvillimet në vend dhe rajon, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut. /IndeksOnline/