75 Mall Live Search
18:25 / E Enjte, 20 Maj 2021 / OSH

Kurti pret në takim djalin e Sorosit, Aleksander Soros

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim zëvendës kryetarin e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Aleksander Soros njëherit edhe djali i George Soros-it themelues i këtij fondacioni.

Në komunikatën për media të Zyrës së Kryeministrit, njoftohet se Kurti ka biseduar për tema të ndryshme që janë në interes për të dyja palët.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), Aleksander Soros, zëvendës kryetar i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Laura Silber, zëvendës kryetare e Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe Luan Shllaku, drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur. Gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme me interes për të dyja palët, me theks të veçantë në edukim, qeverisje të mirë, duke përfshirë e-qeverisjen dhe të dhënat e hapura.  U bisedua edhe për gjendjen me pandeminë, rimëkëmbjen ekonomike si dhe ndihmën që mund të ofrojë Fondacioni i Shoqërisë së Hapur”, thuhet në komunikatë.