75 Mall Live Search
15:43 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / OSH

Kurti pret në takim Emilia Redzepin, pritet të ketë prapë bashkëpunim mes tyre

Albin Kurti ka pritur sot në një takim përfaqësuesen e boshnjakëve në Kosovë, Emilija Rexhepi.

Indeksonline mëson se pjesë e diskutimit midis Kurtit e Rexhepit ka qenë mundësia e bashkëpunimit të afërt.

Liderja e partisë boshnjake në Kosovë, NDS ka qenë e vetmja që s’e kishte votuar rrëzimin e Qeverisë së Kurtit në pandemi, duke pranuar të mbetej në opozitë bashkë me të.

Rexhepi ka qenë ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë Kurti 1 dhe me shumë gjasa pritet të marrë përsëri pozitë të lartë drejtuese në Qeverinë e ardhshme./Indeksonline/