75 Mall Live Search
17:52 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Kurti pret në takim koordinatoren e Kombeve të Bashkuara, diskutojnë për situatën politke në vend

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka pritur një takim Ulrika Richardson, koordinatore për Zhvillim e Agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe udhëheqësin e ekipit të Zyrës së Koordinatores Lorik Pustinën.

Richardson fillimisht uroi kryetarin Kurti për rezultatin e zgjedhjeve, duke shprehur edhe gatishmërinë për bashkëpunim në realizimin e reformave ekonomike dhe sociale, transmeton Indeksonline.

Pjesëmarrësit në takim u dakorduan që lufta kundër korrupsionit për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë dhe zhvillimi ekonomik që ka në bazë kohezionin social janë veprime të domosdoshme drejt një shoqërie demokratike ku mbizotëron mirëqenia dhe prosperiteti.

Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

“Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për deputet, Hajrulla Çeku dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj, sot në zyret e Lëvizjes pritën znj. Ulrika Richardson, koordinatore për Zhvillim e Agjencive të Kombeve të Bashkuara, dhe z. Lorik Pustina, udhëheqës i ekipit të Zyrës së Koordinatores. Znj. Richardson fillimisht uroi kryetarin Kurti për rezultatin e zgjedhjeve, duke shprehur edhe gatishmërinë për bashkëpunim në realizimin e reformave ekonomike dhe sociale. Kryetari Kurti e falënderoi për vizitën e urimin dhe konfirmoi vullnetin që si qeveri në ardhje të punojë ngushtë me institucionet e asistencës zhvillimore.
Pjesëmarrësit në takim u dakorduan që lufta kundër korrupsionit për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë dhe zhvillimi ekonomik që ka në bazë kohezionin social janë veprime të domosdoshme drejt një shoqërie demokratike ku mbizotëron mirëqenia dhe prosperiteti. Ndër temat me interes të veçantë ishte edhe reforma në fushën e arsimit, si njëra ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit. Marrë parasysh situatën pandemike, pjesëmarrësit konfirmuan bindjen që prioritet me rëndësi të veçantë gjatë këtij viti është beteja kundër Covid-19 dhe mbrojtja e shëndetit publik në Kosovë”./Indeksonline