Kurti pret nesër në takim Komandantin e KFOR-it dhe zhvillon mbledhjen e qeverisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të pres nesër në takim Komandantin e KFOR-it, Michele Risi.
Takimi Kurti-Risi nis në ora 08:40.
Pas kësaj, i pari i Qeverisë së Kosovës do të pres në takim edhe zv/presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Takimi zhvillohet në ora 10:00, shkruan Indeksonline.
Poashtu me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet edhe mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
Duhet përkujtuar që në mbledhjen e kaluar u morën një sërë vendimesh, ndër to edhe shkarkime shumë të bujshme./Indeksonline/