75 Mall Live Search
21:30 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kurti prezanton tetë anëtarët e ri të Vetëvendosjes: Po e zgjerojmë Lëvizjen që t’i ndihmojmë Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka treguar tetë anëtarët e rinj të partisë.

Bëhet fjalë për shtatë inxhinierë dhe një skulptor, transmeton Indeksonline.

Kurti në postimin e tij tha se me të rinjtë e shkolluar po e zgjerojmë Lëvizjen që t’i ndihmojmë Kosovës.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Albin Kurtit:  

Shtatë inxhinierë të rinj dhe një skulptor u anëtarësuan sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Me të rinjtë e shkolluar që e duan studimin dhe punën po e zgjerojmë Lëvizjen që t’i ndihmojmë Kosovës. Ata janë:

Zgjim Bajraktari nga Prishtina, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i Komunikacionit dhe Transportit.

Artrit Dili nga Prishtina, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP, drejtimi i kompjuterikës, me profesionin programer softueri.

Ledjon Behluli nga Suhareka, Master nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP, drejtimi i elektronikës, me profesionin programer softueri.

Ardian Buzhala nga Suhareka, Master nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i komunikacionit.

Ramush Murati nga Gjilani, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i komunikacionit, student në Master, me profesionin inxhinier i KTA-së.

Gazmend Krasniqi nga Malisheva, Akademia e Arteve në UP, drejtimi i skulpturës.

Artan Krasniqi nga Malisheva, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, drejtimi Termoenergjetikë-Termoteknikë, student në Master.

Ermal Masurica nga Dardana (Kamenica), Fakulteti i Makinerisë në UP, drejtimi i komunikacionit, student në Master, me profesionin inxhinier i KTA-së.