75 Mall Live Search
11:24 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Kurti prezenton masat e ndërmarra nga Qeveria në pakon emergjente

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për medie ka prezantuar masat që do të ndërmerr qeveria në detyrë , në mënyrë që të tejkalohet e lehtësohet situata aktuale në të cilën ndodhen qytetarët dhe bizneset  e Kosovës. Ai ka thënë se kjo është pako emergjente dhe ka vetëm këtë qëllim, që të lehtësoj fazën emergjente, duke premtuar kështu se do të bëhet një pako tjetër e dytë që në kohë afatgjatë do të analizoj se si mund të ndihmohen bizneset dhe qytetarët kosovar, pas pandemisë globale Covid-19.

“Kjo konferencë ka të bëj me shëndetit e ekonomisë në këtë pandemi, siç jeni të njoftuar ne kemi vendosur për një pako fiskale emergjente e cila është dizajnuar për të arritur disa qëllime”, th Kurti.

Pikat e pakos që ka prezantuar kryeministri në detyrë.

1. Pagesa e dyfishtë e vlerës së skemës sociale.

2. Pagesa shtesë në 30 euro në muaj për të gjitha skemat sociale dhe pensionale.

3. Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që janë në vështirësi, mbulimi i shpenzimeve për pagat e punonjësve, subvencioni i qirasë deri në 50 përqind dhe kontributet pensionale.

4. Sigurimi i huadhënies pa interes, kthimi bëhet deri në fund t ëvitit.

5. Sigurimi imbështettjes shtesë financare për komuna.

6. Sigurimi mbi pagë për punonjësit që janë ekspozuar drejtpërdrejtë rrezikut në 300 euro për dy muaj.

7. Pagesë shtesë për 100 euro për punëtoret e dyqaneve, furrave, barnatoreve, për dy muaj.

8. Pagesa e asistencës mujore prej 130 euro për qytetarët që humbin vendet e punës.

9. Mbështetja e projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së komuniteteve që janë goditur rëndë nga kjo situatë në vlerë deri në 2 milionë euro.

10. Sigurimi i likuiditetit financiar për dy kategori, mikrondërmarrjet dhe të vetë punësuarit nëpër mjet programit të caktuar të kredive të shumës deri në 10 mijë euro dhe kategoria e dytë shoqëritë tregtare që ofrojnë shërbime bazike të ngjashme me ato të ndërmarrjeve.

11. Rritja e buxhetit për grante dhe subvencione për ministrinë e bujqësisë.

12. Rritja e buxhetit për ministrinë e Kulturës.

13. Mbështetje për eksportuesit në Kosovë pas përfundimi të situatës në vlerë deri në 10 milionë euro.

14. Mbështetje financare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune nga 130 euro për dy muaj pasues në vlerë deri në 6 milionë euro gjithsej.

15. Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për punëtorët e lajmëruar si të papunë kjo për tre muaj.

“Me qensë ka pak deputet, është shtyrë seanca për gjysmë ore, unë them ta shtyjnë për një muaj a dy muaj, edhe ta luftojmë bashkërisht pandeminë Covid-19, dhe të dalim nga kjo krizë e cila s’na dallon për nga partitë”, theksoi ai.

Kurti e ka arsyetuar veprimin e ushtruesit të detyrës së punëve të Brendshme, X helal Sveclës që përmes vendimit iu ka dhënë leje deputetëve për të marrë pjesë në seancë.

Kurti tha para mediave se me këtë veprim janë duke u trajtuar njëjtë qytetarët dhe deputetët.

Njëjtë është deklaruar edhe ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi. Ai thotë se është hipokrizi që të atakohet ushtruesi i detyrës së ministrit.