21:54 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kurti pritet nga qindra bashkatdhetar në Zvicër

Qindra bashkatdhetarë janë mbledhur në Aarau të Zvicrës për të pritur liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin.

Kurti i shoqëruar nga ish-deputeti Salih Zyba, po mban një tubim në Zvicër para mërgimtarëve.

Ai prej tyre ka kërkuar votën që të bëjnë ndryshime në Kosovë në zgjedhjet që do të mbahen me gjashtë tetor, transmeton Indeksonline.

Kurti ka folur gjithashtu për mënyrën e regjistrimit për të votuar nga jashtë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në proceset demokratike.

Ndërsa, Zyba, është deklaruar se votat e diasporës do të vërtetojnë subjektin fitues.

Ndryshe, në zgjedhjet e kaluara numri i votave të diasporës kishte përcaktuar edhe deputetin e fundit në Kuvend./Indeksonline/