75 Mall Live Search
11:27 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / AR

Kurti pritet të “rrëfehet” në Kuvend për takimin me Vuçiqin në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të raportoj në Kuvendin e Kosovës, për takimin e zhvilluar në Bruksel me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Këtë për “Indeksonline”, e ka konfirmuar Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila.

Megjithatë, Kusari-Lila nuk ka treguar datën e saktë se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu sikur edhe herave të kaluara nuk është përgjigjur për këtë çështje.

Takimi i së martës mes dy delegacioneve ka nxitur reagime të shumta në vend.

Opozita e ka kritikuar kryeministrin për qëndrimet e mbajtura në këtë takim.

Besnik Tahir nga AAK ka kërkuar që kryeministri Kurti të raportoj në Kuvend për takimin në Bruksel, por edhe për 4 propozimet e bëra.

Edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq do të njoftoj parlamentin serb për takimin me Kurtin.

Ai ka bërë më dije se do t’i drejtohet deputetëve serb pikërisht për këtë çështje më 22 qershor./Indeksonline/