75 Mall Live Search
18:15 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Kurti priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott


Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në këtë takim, pashmangshmërisht u diskutua për pandeminë COVID-19, dhe veprimet dhe masat që institucionet qeverisëse të Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë, me qëllim parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.

Kryeministri në detyrë, Kurti e njoftoi Ambasadorin Abbott mbi mbarëvajtjen e vendimeve të deritanishme dhe për vendimet e reja që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë. Ai rikujtoi se për të dhe Qeverinë në detyrë ruajtja e shëndetit publik mbetet prioriteti me i lartë, derisa vëmendje dhe kujdes i veçantë po i jepet edhe shëndetit të ekonomisë. 

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Abbott, vlerësoi punën e Qeverisë dhe institucioneve tjera përgjegjëse për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 dhe përsëriti përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar.