75 Mall Live Search
18:44 / E Martë, 03 Gusht 2021 / k.v

Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë dhe shefin e Misionit të UNHCR-së

Prioritetet e përbashkëta për të ardhmen ishin tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, me Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport si dhe shefin e Misionit të UNHCR-së, Erol Arduç.

U diskutua për temat me interes të përbashkët dhe bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës, OSBE-së dhe UNHCR-së, me fokus sigurinë, komunitetet, të drejtat dhe drejtësinë.

Shefat e dy misioneve u shprehen të gatshëm të vazhdojnë ofrimin e mbështetjes dhe ekspertizës për qeverinë, në përputhje me nevojat e qeverisë dhe fushëveprimin e OSBE-së dhe UNHCR-së.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Davenport dhe z. Arduç për bashkëpunimin e deritanishëm, dhe gatishmërinë për të ofruar edhe më tutje përkrahjen e tyre për institucionet e Republikës së Kosovës.