10:23 / E Premte, 10 Qershor 2022 / k.v

Kurti publikon disa foto të arritjes së kancelarit gjerman

Janë publikuar fotot e arritjes në Kosovë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Është vet kryeministri i Kosovës Albin Kurti ai që ka publikuar fotot nga pritja që i bëri në aeroportin ‘Adem Jashari’, transmeton IndeksOnline.

Kurti dhe Shcolz do të kenë edhe një takim në ndërtesën e Qeverisë në ora 10:45 ndërsa pas takimit është paralajmëruar edhe një konferencë për media.

Kurti, gjatë ditës së enjte, duke komentuar vizitën e kancelarit Scholz në Kosovë, tha se pret një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit.